Krijimi i një pyetësi në access

Ky kurs tregon se si mund të krijosh pyetësor në acess,si mund të vendosen kritere të ndryshme se dhe si mund të bëhen kalkulime tek pyetësit

/Microsoft office access

Pyetësorët

Pyetësori kryesisht përdoret për krijimin e tabelave të përkohshme. duke i shfrytëzuar të dhënat e zgjedhura nga tabela bazë. Pyetësori është objekt i veçantë në bazën e të dhënave i cili ofron mundësi të mëdha si: kalkulime të ndryshme,shtrimin e kritereve të ndryshme,kryerjen e analizave të ndryshme në bazën e të dhënave etj.

Krijimi i pyetësve bëhet duke e zgjedhur opsionin create si dhe nënopsionin Query Desing

  

Llojet e kritereve

Caktimi i kritereve

Kriteret të cilat vendosen në pyetësor e bëjnë edhe më të fuqishëm këtë objekt,sepse nga pyetësori kemi mundësi të nxjerrim informatat me të shpejta dhe të kryejmë shumë veprime të tjera.

Në praktikë shpesh herë krijohet një pyetësor kryesor nga tabela, ose nga disa tabela dhe më pas për shtimin e kritereve pyetësori i tillë kopjohet dhe shtrohen kriteret. Kjo formë e punës është mjaftë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Kalkulimet me pyetësit

Kalkulimet në pyetësor

Përmes pyetësorëve ne mund të bëjmë edhe kalkulime të ndryshme. Për sqarim më të hollësishëm ne po i krijojmë dy tabela,një me emrin Blerësi dhe një me emrin Shitjet. Tabela shitjet është e përshtatshme për të sqaruar kalkulimet sepse ka të bëjë me numra.

Pas krijimit të tabelave, vazhdojmë procedurën e krijimit të pyetësoritNë vazhdim mund ti shihni disa kalkulime të bëra në pyetësor:

Shembull:për të llogaritur  Sasinë dhe Çmimin veprojmë në këtë mënyrë:

  • E hapim Pyetësorin në formën Design
  • Vendosemi në një fushë të re dhe shkruajmë formulën Vlera:[Sasia]*[Qmimi]
  • Për të llogaritur TVSH (Tatimi mbi vlerën e shtuar),përsëri kalojmë në fushë të re dhe shkruajmë formulën: TVSH:[Vlera]*0.18
  • Për ta gjetur vlerën me TVSH kalojmë prapë në një fushë të re dhe i mbledhim:

Vlera me TVSH:[Vlera]+[TVSH]

  • Kur dëshirojmë të bëjmë zbritjen e Qmimit shembull:për 10%, formula shkruhet në këtë mënyrë: Qmimi me zbritje 10%:[Qmimi]*0.9
  • Nëse dëshirojmë të mbledhim Vlerën me TVSH dhe pastaj të bëjmë zbritje për 10%,formula shkruhet:
  • Vlera me TVSH zbritja 10%:[Vlera]+[TVSH]-[Qmimi]*0.9

 

USHTRIME

Pyetësori krijohet me zgjedhjen e opcionit

  • Forms
  • Query
  • Table

Vendos kriterin kërko sipas emrit

Në pyetësor kriteret vendosen tek fusha

  • Sort
  • Show
  • Criteria

Si bëhet kërkimi i të dhënave në mes shkronjave

SI bëhet kërkimi i të dhënave sipas shkronjës

Si bëhet kërkimi i të dhënave gjatë ditës

Llogaritja e Vlerës Vlera:[Sasia]+[Qmimi]

  • E saktë
  • Gabim

Si bëhet llogaritja e TVSH-së

Llogaritja e vlerës me TVSH:[Vlera]+[TVSH]

  • E skatë
  • Gabim