TIK 12

HTML

Ç'eshte HTML?

HTML është sistem standard për kodimin e tekstit, që përbëhet nga bashkësia e simboleve të cilat insertohen në tekst për të përcaktuar formatin, strukturën dhe lidhjen e pjesëve përbërëse të tekstit. Këto simbole interpretohen nga progami i njohur si browser, të cilit i tregojnë si duhet të paraqitet përmbajtja e tekstit në ekran ose në printer.

Dokumenti i përgatitur kështu përbëhet nga dy tipa të tekstit, nga teksti që duhet të para qitet dhe simbolet e HTML, të cilat përcaktojne si duhet të paraqitet. 

Krijimi i HTML dokumentit

Dokumenti i tipit HTML është fajll i thjeshtë tekstual,i njohur edhe si fajll ASCII.

HTML fajlli,si çdo ASCII fajll mund të krijohet me çfardo tekst editori.

Tekst editori është program i cili përdoret përdoret për editimin e tekstit.Një tekst editor i cili është editori Notepad, i cili instalohet me instalim re Windowsit.Një dokument i tipit HTML, mund të krijohet edhe me tekst procesor, siç është Word-i. 

 Ekzistojnë edhe programe të njohura si HTML editor, të cilët janë editorë që ofrojnë edhe disa lehtësi për krijuesin e HTML dokumenteve.

HTML dokumentet krijohen për t'u prezantuar në World Wide Web. HTML dokumentet duhet të vendosen në kompjiterë të lidhur në Internet të njihura si Web Server, të cilët u ofrojnë këto dokumente të gjithë atyre që kanë lidhje në internet. Nëse botuesi i dokumentave nuk ka web server të tijin, ai mund të zë hapësirë me qira në ndonjerin nga shumë web serverët që ofrojnë kësi lloj sherbimi.

  Për shkak se HTML dokumentet e sotme janë dokumente me përmbajtje të llojllojshme tekstuale dhe audio-vizuele, vetëm përdorimi i tekst editorve, ose HTML editorve,do tëndikonte shumë në produktivitetin e krijuesve të përmbajtjeve për Web. Për këtë arsye sot përdoren aplikacione shumë të fuqishme për krijimin e web faqeve. Njëri nga këto aplikacione shumë është edhe Front Page i Microsoftit.Aplikacion tjetër i njohur është edhe Dramweaver prodhuesit Makromedia. Për krijimin e web dokumentit mund te nevojiten edhe shumë aplikacione të tjera për përpunimin e figurave, fotografive, zërit, filmit dhe përmbajtjeve të tjera që mund të jenë në një web faqe. 

  Edhe pse këto aplikacione shpejtojnë krijimin  e HTML dokumenteve, për të pasur kontroll të plot në tërë procesin e krijimit të një HTML dokumenti, duhet ditur edhe gjuhen HTML. Për këtë arsye në vazhdim do të tregojmë disa karakteristika te gjuhës HTML. 

Karakteristikat e HTML

Disa nga pjesët përbërëse, ose elemente të një dokumenti,në titulli, teksti, ballinat, tabelat, paragrafet dhe listat. Këto elemente te dokumentit shënohen ose markohen me anë të etiketave që janë komponente të gjuhës HTML. Etiketat i bashkangjiten tekstit për të treguar një cilësi të tij e cila  duhet te paraqitet nga web browseri. HTML etiketa përbëhet nga simboli "<", emri i etiketës dhe simboli ">" në mbyllje. Etiketat e  HTML shkojnë në çift. P.sh etiketës startuese <TITLE> i përgjigjet etiketa fundore </TITLE>. Mes këtyre dy etiketave vendoset një element i dokumentit, në rastin tonë titulli i tij, siç do të tregohet në një shembull më poshtë.

Në rastin e përgjithshem një etiketë ka edhe atibute, të cilat paraqesin informata shtesë të një etikete.

  Etiketat e HTML-së mund të shkruhen me shkronja të vogla dhe të mëdha, pra <TITLE> kryen të njejtin funksion si <title>.

  Etiketa e HTML duhet te interpretohet nga web-browseri, në mënyrë që teksti të paraqitet në pamjen e dëshiruar.Por të gjithë browserët nuk i interpretojnë të gjitha etiketat e HTML. Nëse browseri nuk ka të inkroporuar në vete përkrahjen për interpretimin e një etikete, ai do ta injorojë atë. Për këtë arsye mund të ndodhë që i njejti dokument i HTML të duket ndryshe, kur lexohet me browserë te ndryshëm. 

Teksti dhe Paragrafet

Çdo tekst më i gjatë ndahet në paragrafë, për të ndarë pjesë të tekstit sipas përmbajtjes që trajtojnë, Simbolet Carriage Return dhe Line Feed qv tek editorët dhe procesoët e tekstit shkaktojnë kalimin ne rreshtin ose paragrafin e ri, nuk kanë efekt në HTML. Në HTML, teksti i dokumentit mund te paraqitet në një paragraf edhe nëse në fajllin burimor HTML, ai është i ndarë në më shumv rreshta. Web browserët i injorojnë simbolet Carriage Return dhe Line Feed të futura nga autori i tekstit dhe kalimin ne rreshtin tjetër. të tekstit e bëjnë automatikisht varësinë nga gjersia e dritares se browserit. 

Listat

Për të paraqitur listat në një dokument HTML, përdoren etiketa të ndryshme, të cilat percaktojnë fillimin dhe fundin e listës, llojin e listës dhe elementet e veçanta të listës. HTML përkrah listat e panumëruara, të numëruara dhe listat me definicione.

Listat e panumëruara mund të krijohen kështu:

<UL>

<LI>veturat</LI>

<LI>kamionet</LI>

<LI>traktoret</LI>

</UL>

Etiketa <UL> tregon fillimin  e listës së panumëruar.

Etiketa <LI> tregon elementet e listës.

     Listat e numëruara janë të ngjajshme me listat e panumëruara. Etiketa që markon një listë të numëruar është <OL>. E njejta listë e mjeteve transportuese nga shembulli i mësipërm mund të paraqitet kështu si listë e numëruar:

      <OL>

      <LI>veturat</LI>

      <LI>kamionët</LI>

      <LI>traktorët</LI>

LISTAT E DEFINICIONEVE

 Lista e definicioneve fillon me etiketën <DL> dhe përbëhet nga çiftet që përben nga termi që definohet dhe teksti ose definicioni i definicionit. Etiketa për termin është <DT>, ndërsa për definicionin është <DD>. Listat e definicioneve janë të përshtatshme për të dhënë sqarimin e shkurtesave që paraqiten në tekst.

  Nëse teksti brenda etiketave <DT> dhe <DD> është i gjatë, ai mund të ndahet në paragrafë te markuar me <P>

Tabelat

Tabelat janë schpesh pjesë e dokumenteve. Përdorimi i tyre bën që disa lloje të informacioneve të paraqiten më qartë dhe në formë më të përshtatshme pë lexuesin. Tabela është e ndarë në rreshta dhe në kolona. 

Etiketa që markon një tabelë është <TABLE>. Kreu i tabelës markohet me etiketën <TH>. Rreshtat e tabelës markohen me etiketën <TR>, përmbajtja e qelizës me <TD>. Secila prej këtyre etiketave ka etiketën e vet përmbyllëse. 

Shumë tabela kanë zakonisht një qelizë ose më shumë qeliza në kuadër të tabelës të cilat mbulojnë më shumë kolona.

Atributi colspan tregon në sa kolona shtrihet një qelizë. Kur kemi rastin kur një qelizë në më shumë reshta, atëherë etiketës perkatëse ia shtojmë atributin rowspan. 

 Numrat e paraqitur në tabelë rreshtohen përkah skajit të djathtë të qelizës. Për të reali

uar këtë paraqitje, etiketës <TD> ia shtojmë atributin align, të cilit i japim vlerën right, kështu që qelizat me të dhëna numerike janë të markuara me etiketën <td align=right>. 

  Për t'ia bërë lexuesit të mundur të kuptojë shpejt përmbajtjen e tabelës, asaj i shtohet legjenda. Etiketa e HTML, e cila ofron paraqitjen e legjendës, është <caption> ia shtojmë atributin align="bottom", kjo legjendë paraqitet nën tabelë.

  Për disa paraqitje përdoren tabelat ku vijat e tabelës janë të padukshme. Për të fituar këtë efekt, atributit border të etiketës <TABLE> duhet dhënë vlerën 0.



Insertimi i Hiperlinkave

 Fuqia kryesore e HTML bazohet në mundësinë e krijimit të lehtë të lidhjeve mes një dokumenti dhe një dokumenti tjetër. Pjesa e tekstit ose imazhi i cili i lidh një dokument me një tjetër quhet hiperlink ose link, lidhëse ose hiperlidhëse. Internet browseri e paraqet linkun me ngjyrë tjetër ose e nënvizon. Për ta dalluar nga përmbajtja tjetër, browseri e nderron automatikisht formen e treguesit të miut nga shigjeta në gisht tregues, apo ky tregues të pozicionohet mbi tekstin ose mbi imazhin që është hiperlink. 

  Etiketa e cila markon një pjesë të tekstit si link është <A>, që është shkurtesë për fjalën anchor. Parametri i cili përcakton dokumentin për të cilin lidhet ky link shkruhet si href="emri i fajllit". Nëse shkruajmë : 

<A href="Tokësor.html" mce_href="Tokësor.html">Transporti tokësor>/A>

bëjmë që një klik i miut mbi fjalën Transporti tokësor të na bartin në dokumentin tokësor.html, që është në të njejtin folder si dokumenti ku ndodhet dokumenti që përmban këtë link. Dokumenti në të cilin tregon linku mund të ndodhet edhe në një direktorium tjetër, per në atë rast href duhet ë përmbajë shtegun  relativ prej dokumentit ku ndodhet linku deri te dokumenti në të cilin tregon tregon linku. Mund të përdoren edhe shtigjet absolute për të treguar vendndodhjen e një dokumenti, por kjo është zgjidhje më e vështirë për mirmbajtje të web faqes. Nëse klikojm në linkun Transporti tokësor, kjo do të hapë një faqe  tjetër.

 Përmbajtja e fajllit burimor Tokësor.html është dhënë më poshtë:

<HTML>

<BODY>

<UL>

<LI>Transporti tokësor 

<UL>

<LI>Rrugor 

<LI>Hekurudhor 

</UL>

</BODY>

</HTML>

Përveç përdorimit për kalim prej një fajlli në fajll, linkat mund të përdoren edhe për  pozicionim në kuadër të një dokumenti, posaçërisht kur dokumenti është i gjatë ose përmban shumë seksione. Në rastin më të shpeshtë, tabelat tabelat e përmbajtjes së një dokumenti, e dhënë në fillim të faqes, mund të përbëhet nga linkat që tregojnë në seksionet e ndryshme të dokumentit. Nëse e marrin shembullin nga Fig me posht, atëherë do të shohim se etiketa <A href="#S24" mce_href="#S24">Seksioni 24</A> do të na pozicionojë në seksionin 24 të dokumentit të njejtë.

<HTML>

<BODY>

<P><H1>Përmbajtja </H1></P>

<P>

Seksioni i 1<BR>

Seksioni i 2<BR>

...<BR>

<A href="#S24" mce_href="#S24">Seksioni 24</A><BR>

...<BR>

</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<H2><A NAME = "S24">Seksioni 24</A></H2>

</P>

<P>Përmbajtja e seksionit 24 përmbajtja e seksionit 24......</P>

</BODY>

</HTML>

  Kur dokumenti është i gjatë, ai nuk do të mund të paraqitet i tëri në kuadër të dritares së Internet Expolerit, por do të mund të shihet vetëm tabela e përmbajtjes.

  Kalimi i shpejtë në seksionin e 24 të dokumentit, pa nevojë të lëvizim poshtë përmes shiritit vertikal të pozicionimit, do të bëhet nëse klikojmë në linkun Seksioni24. Ky klik do të shkaktojë që në dritaren e Expolerit të tregohet menjëherë fillimi i Seksionit 24. Etiketat përmes së cilës kemi markuar një pozicion në kuadër të dokumentit, si në këtë rast Seksioni 24, quhet spirancë e emëruar (ang. named anchor).

  Mundësia më atraktive e përdorimit të hiperlinkave është përdorimi i tyre për të treguar në një dokument i cili ndidhet në një server kudo në Internet. Në atë rast etiketa do të përmbajë referencën në atë dokument të shprehur përmes URL-së së tij. URL e ka statistikën: scheme://host.domain[:port/path/filename.

  Një shembull i linkut, i cili tregon në një dokument ose në një faqe, do të mund të ishte: <a ref=http://www.bbc.co.uk/albanian>BBC në shqip</A>.

<HTML>

<BODY>

<A href="http://www.bbc.co.uk/albanian" mce_href="http://www.bbc.co.uk/albanian">BBC në shqip</A>

</BODY>

</HTML>



Insertimi i figurave

Të gjithë browserë mund t'i paraqesin figurat në disa formate grafike, ndër të cilat më të shpeshtat janë formatet .gif dhe jpg.

  Për të inkroporuar një imazh ose një figurë në web faqe, duhet të shkruajmë:

<IMG  SRC=Emri_i_imazhit>

  Në këtë rast Emri_i_imazhit ëshë URL-ja e imazhit.

  Nëse imazhi i insertuar është i formatit .gif, atëherë etiketa do të jetë e dhënë

<IMG SRC=figural.gif>

  Nëse dëshirojmë të përcaktojmë madhësinë e imazhit, etëherë duhet etiketës duhet shtuar edhe atributin për gjerësi dhe lartësi:

<IMG  SRC=figural.gif  HEIGHT="100" WIDTH="65">

  Gjatë insertimit të imazheve në web faqe duhet pasur parasysh edhe raportin e tekstit  dhe të imazhit. Një figurë mund të paraqitet përkrah tekstit, në të majtë ose në të djathtë të tij, ose e ndarë nga teksti. Këto formatizime bëhen duke përdorur atributin Align. P.sh etiketa e shkruar në këtë mënyrë do ta vendosë figurën në anën e djathtë të faqes:

<img src=figural.gif  align=right>

  Nëse eksperimentojmë pak me atributet e etiketës <img>, mund ta formatizojmë në mënyra të ndryshme këtë faqe.