TIK 10

Excel

Llogaritjet ne Excel

Llogaritjet

Te dhenat e vendosura ne fleten punuese mund te shfrytezohen per llogaritje te ndryshme duke shfrytezuar shprehje te ndryshme aritmetike.

Shprehjet aritmetike

Ne Excel, si operatore aritmetikore elementare shfrytezohen:

  1. mbledhja          +
  2. zbritja                -
  3. shumezimi      *
  4. pjesetimi          /
  5. fuqizimi            ^

Mbledhja

Nese duam qe te tabela e shpenzimeve mujore t'i mbledhim dy vlerat e para ne kolonen e fundit (45 dhe 96), duhet ta shfrytezojme formulen:

D4+D5


Formula ne fjale duhet te shkruhet ne nje qeli te caktuar ku edhe pas mbledhjes do te vendoset rezultati. Poashtu para formules duhet te shenojme simbolin e barazimit ashtu sic shihet ne fig. 

Pasi te perfundoje shkruarja e formules, me shtypjen e tastit Enter, perkatesisht me largimin nga qelia ku shkruhet formula, ekzekutohet formula e shkruar dhe paraqitet rezultati (141), ashtu si ne fig.



Me paraqitjen e rezultatit, formula =D4+D5 shihet ne hiritin e formules i cili gjendet menjehere mbi tabele, kurse adresa e pozites aktuale te kursorit (D14) shihet ne kornizen e emrit e cila shihet majte shiritit te formules.

Nese duam qe ne qeli ta shohim rishtas formulen, ne tastiere duhet te shtypet pulla F2, ose qelia te klikohet dy here me mi. Formulat mund te korrigjohen ne qelite ku jane shkruar ose edhe te shiriti i formules pasi paraprakisht te jemi pozicionuar te qelia perkatese. 

Formulat poashtu mund te permbajne edhe operatore te tjere aritmetikore nga grumbulli i operatoreve qe jane permendur me siper. 

Shëno operatorët aritmetikorë elementarë që mund të shfrytëzohen në Excel?

Cila prej alternativave të mëposhtme paraqet formulën e saktë të mbledhjes?

  • C1+C3=
  • C1+C3
  • =(C1+C3)
  • (C1+C3)=

Tasti ENTER përdoret për ekzekutimin e formulës pasi që të bëhet shkruarja e saj

  • Po
  • Jo

Cili tast duhet shtypur në tastierë për të parë formulën e shënuar rishtas?

  • F2
  • F5

Rradha e ekzekutimit te operatoreve

Gjate ekzekutimit te operacioneve qe paraqiten brenda shprehjeve aritmetike, radha e ekzekutimit te operatoreve te vecante eshte:

  1. ^
  2. *         /
  3. +        -

qe nenkupton se fuqizimi ka prioritet me te larte (ekzekutohet i pari). 

Nese ne formula paraqiten kllapat, gjate ekzekutimit te tyre perparesi kane pjeset e shenuara brenda kllapave. Psh shprehja vijuese:

=3 * (A1+B3) - B4^2

ekzekutohet duke llogaritur fillimisht vleren e pjeses se shprehjes e cila eshte shenuar brenda kllapave (A1+B3). Pastaj, llogaritja vazhdon me fuqizimin (B4^2), shumezimin dhe perfundon me zbritjen. 

Lidh operatorët e mëposhtëm sipas rradhës së ekzekutimit të tyre

  • ^
    1
  • + -
    3
  • * /
    2

Cfarë ndodh nëse në një formulë paraqiten kllapat?

Paraqitja e te gjitha formulave

Ne rastet kur nuk mund te zbulohen gabimet gjate llogaritjeve te ndryshme, te gjitha formulat e shfrytezuara mund te paraqiten njekohesisht ne fleten punuese. Per kete qellim duhet te selektohet nenopcioni Formulas, i nenopcionit View te dritares Options. Pra, dritarja Options fitohet nese zgjedhet nenopcioni Options... i opcionit Tools ne menyne kryesore. Ne kete rast, kompjuteri do t'i ndryshoje dimensionet e kolonave ne fleten punuese dhe njekohesisht ne ekran do te vendoset edhe shiriti Formula Auditing i cili mund te shfryezohet per gjetjen e gabimeve eventuale kur kemi te bejme me me shume llogaritje.

Per ta eleminuar paraqitjen e te gjitha formulave ne fleten punuese, nenkuptohet se para opcionit Formulas te dritarja Options duhet te eleminohet simboli

Si mund të bëhet paraqitja e të gjitha formulave në fletën punuese?

Për çka shërben shiriti Formula Auditing?

Cakto vleren e qelise C1 ashtu që rezultati i formulës të jetë i barabartë me 6? Llogarit duke shfrytëzuar formulën: A3 + B2 / C1 ^ 2 – 5